Aksidenti në Vlorë, Bashkia Patos mbulon shpenzimet e ceremonisë mortore

Familja Gushi e cila u shua në aksidentin e rëndë ditë e sotme ishte nga Patosi edhe pse prej disa vitesh jetonin në Greqi.

Mëngjesin e sotëm çifti I bashkëshortëve sëbashku me dy vajzat e tyre të mitura ishin nisur për në qytetin e Vlorës, por një aksident i rëndë rrugor u mori jetën, të katër anëtarëve të familjes.

Ndërkohë në një reagim për të gjithë qytetarët por edhe për mediat Bashkia e Patosit thotë se do të marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore për këtë familje.

REAGIMI I PLOTE I BASHKISE PATOS

I trishtë dhe i dhimbshëm lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të 4 bashkëqytetarëve tanë. Me miqtë e familjarët e tyre sot është pikëlluar edhe i gjithë qyteti.

Bashkia Patos shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të familjes Gushi që humbën jetën tragjikisht në një aksident në aksin Fier-Vlorë.

Përmes një mbledhjeje urgjente të Këshillit Bashkiak, Bashkia Patos vendosi të marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore për këtë familje.
U prehshin në paqe. I qoftë dheu i lehtë!
#BashkiaPatos

Të Fundit