Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e regjistruar këtë të martë në zonën e ish-ekspozitës ku humbi jetën një grua. Sipas njoftimi viktimë ka mbetur një 72-vjeçare e identifikuar si Athina Bushi.
Ajo është përplasur nga 52-vjeçari, Arjan Bilani i cili po drejtonte një autobot. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, në bulevardin “Gjergj Fishta” teksa viktima ishte me një motomjet elektrike. Shoferi i autobotit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.
“Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 10:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”, automjeti (autobot) me drejtues shtetasin A. B, rreth 52 vjeç, dyshohet se ka përplasur motomjetin elektrik me të cilin lëvizte shtetasja A. B., rreth 72 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



