Ky është momenti kur makina “Audi”, ku udhëtonin 3 të rinjtë të cilët humbën tragjikisht jetën pasditen e së enjtes përfundojnë jashtë rruge. Pamjet e siguruara nga gazetari Besar Bajraktaraj, tregojnë qartë që 20-vjeçari Klevis Ruçaj ishte me shpejtësi të lartë, ndërsa fare pak çaste para se të përplasej me barrierat metalike të mbikalimit të TEG-ut, para tij kalon një automjet tjetër, që shpëton për mrekulli.
Nga ngjarja tragjike që ndodhi rreth orës 18:00 të ditës së enjte, mbetën të vdekur 3 të rinjtë Klevis Ruçaj, 20 vjeç, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe.
20-vjeçari Ruçaj, i cili ishte në timonin e makinës Audi, dyshohet se udhëtonte me mbi 200 km/h. Siç shihet në pamje, ai futet me shpejtësi në rrethrrotullim, duke u përplasur me barrierat metalike dhe më pas bie poshtë, në autostradën Tiranë-Elbasan. Aty ra mbi kofanon e një makine tjetër.
Nga ngjarja mbetën të vrarë të 3 të rinjtë që ndodheshin në Audi: Klevis Ruçaj, 20 vjeç, banues në Fier dhe dy pasagjeret, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë.
Të plagosur po ashtu mbetën të plagosur edhe 3 personat që udhëtonin me Hyundai-n që u gjend në rrugë, në momentin kur Audi përfundoi në nënkalim.
Ngjarja duket si një tragjedi e paralajmëruar, pasi 20-vjeçari Ruçaj ishte i apasionuar pas shpejtësisë, gjë që e shfaqte edhe në rrjete sociale. Po ashtu, ai ishte gjobitur nga Policia Rrugore në më shumë se 5 raste të ndryshme, për shkelje si shpejtësi tej normave, mosrespektim të sinjalistikës apo përdorim të telefonit teksa ishte në timon.
Hetimet për aksidentin tragjik vijojnë, megjithatë të dhënat e deritanishme tregojnë se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.