Aksidenti i 6-fishtë në Rrugën e Kombit, si u përplas kamioni me 5 makina

Pamjet që shihni tregojnë aksidentin e gjashtëfishtë në Rrugën e Kombit, fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Blinisht. Siç shihet nga pamjet, në aksident është përfshirë një kamion dhe 5 makina, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale.

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale dhe janë lënduar lehtë dy shtetas. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

“Në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Blinisht janë përplasur 6 automjete. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale dhe janë lënduar lehtë dy shtetas.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit