Aksident tragjik! Përplasen dy mjete, ndërron jetë 16-vjeçari.

Aksident me vdekje në aksin Gjiri i Lalzit-Maminas. Përplasen dy mjete, ndërron jetë 16-vjeçari

Ngjarja ka ndodhur pranë Hamallajt.

Nga aksidenti humbi jetën Alban Hasrama 16 vjeç.

Në vendngjarje shkoi policia për të kryer veprimet proceduriale.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të Fundit