Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e 24 korrikut, rreth orës 23:10, në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, ku një fëmijë vetëm 9 vjeç ka humbur jetën në vendngjarje.
Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës, drejtuesi i mjetit, shtetasi M. K., 26 vjeç, banues në Librazhd, është arrestuar në flagrancë pasi po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Dyshohet se ai humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me bordurën anësore të rrugës.
Përplasja rezultoi fatale për njërin prej pasagjerëve, një i mitur 9-vjeçar, i cili ndërroi jetë në vend.
Ndërkohë, pasagjeri tjetër, 20-vjeçari E. A., është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.