Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në atuostradën “Tiranë-Durrës”. Si pasoj e këtij aksidenti një person ka humbur jetën
Njoftim i policisë Durrës
Informacion paraprak:
“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi E. D., 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.