Aksident në tunelin e Elbasanit, “Audi Q5” humb kontrollin dhe përplaset me murin

Një aksident ka ndodhur në tunelin e Krrabës. Ngjarja u regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje, ku sipas informacioneve paraprake thuhet se një automjet tip “Audi Q5”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, ndërsa mësohet si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit