KAMËZ -Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Kamzës. Raportohet se në këtë aksident janë përfshirë dy makina.
Një prej automjeteve të përfshira në aksident nga përplasja ka përfunduar brenda një lavazhi duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve.
Fatmirësisht deri më tani nuk është raportuar për të plagosur. Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti.