Një aksident ka ndodhur në Gjirokastër rreth orës 16:55, në bulevardin “18 shtatori”, ku një ambulancë me drejtues shtetasin R. T., ka goditur automjetin me drejtues shtetasin A. Sh.
Si pasojë është dëmtuar pacientia që ndodhej në autoambulancë shtetasja V. K., e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.