Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në afërsi të Cakranit, në Fier, ku një furgon i Policisë është përplasur me një automjet “Mercedes”.
Furgoni ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin pranë saj, duke dëmtuar edhe barrierat mbrojtëse të autostradës.
Dy efektivë të FNSH-së, që ndodheshin brenda furgonit, janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe aktualisht marrin trajtim mjekësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.



