Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident është raportuar në aksin rrugor “Sektor Rinia-Shenavlash” në Durrës. Një automjet ka përplasur këmbësorin 52-vjeç. Si pasojë e aksidentit 52-vjeçari ka humbur jetën.

Siç shihet edhe nga pamjet në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca policie dhe ambulanca. Pas ndërhyrjes së autoriteteve është bërë e mundur nxjerrja e automjetit nga kanali, ndërsa në zonë është vendosur perimetri i sigurisë.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor  “Sektor Rini-Shenavlash”, një automjet me drejtues 31 vjeçarin, ka përplasur këmbësorin shtetasin 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të Fundit