Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë vonë në autostradën Tiranë-Durrës, ku një betoniere mori para disa makina.
Bëhet me dije se shoferi që drejtonte mjetin betoniere ka humbur kontrollin dhe është përplasur me disa makina që ndodheshin para saj.
Burime për media bëjnë me dije se si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë një person, që ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.