Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm teksa mësohet se viktimë ka mbetur shoferi, ndërsa dy persona të tjerë që ndodheshin në mjet janë lënduar.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se mjeti me targa kosovare, ka hyrë në parakalim të gabuar. Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.