Aksident në afërsi të tunelit të Murrizit, borëpastruesja përplas tre automjete. Lëndohen disa persona

Një aksident ka ndodhur në afërsi të tunelit të Murrizit, ku një borëpastruese është përplasur me tre automjete.

Teksa po pastronte dëborën në afërsi të tunelit të Murrizit në anën e Klosit, mjeti borëpastrues goditi një automjet tip Volkswagen që lëvizte në drejtim të Tiranës, i cili më pas u përplas edhe me dy automjete të tjera.

Mësohet se si pasojë e aksidentit janë lënduar disa persona.

Të Fundit