Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të diele në Kamëz ku ka humbur jetën një 46-vjeçare. Mësohet se shtetasi B.K., ka humbur kontrollin e mjetit që po drejtonte duke u përplasur fillimisht me një tjetër makinë dhe më pas ka përplasur dy këmbësore 46 dhe 20 vjeçe.
Për shkak të lëndimeve të marra 46-vjeçarja F.M., ka humbur jetën ndërsa 20-vjeçarja Xh. M., është dërguar në spital ku po trajtohet.
“Më datë 16.06.2024, në rrugën “Nënë Tereza”, shtetasi B. K., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe më pas me shtetaset F. M., 46 vjeçe, dhe Xh. M., 20 vjeçe (këmbësore).
Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.