Një aksident me vdekje ka ndodhur para pak minutash në aksin Fier-Ballsh, ku një makinë tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme duke përfunduar në lumin Gjanica.
Makina ndodhet ende në lumë dhe rryma e ujit është e fortë, ndërkohë që shoferi ka humbur jetën. Forca të shumta policie ndodhen në vend, ndërkohë që po punohet për tërheqjen e trupit dhe të mjetit.