Aksident me vdekje në Elbasan, makina përplas të moshuarin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Elbasan. Një person me iniciale E. H., 41 vjeç, ka aksidentuar mbrëmjen e djeshme me automjet, shtetasin H. M., 94 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Qemal Stafa”, pasi i aksidentuari u dërgua në spital nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Bëhet me dije se policia ka vënë në pranga shoferin, i cili shkaktoi aksidentin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme

Të Fundit