Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugore Lezhë-Shkodër.
Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë ka të lënduar.
Dy të lënduarit janë burrë e grua, kjo e fundit shtatzënë.
Ata janë transportuar drejt Spitalit të Lezhës, teksa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.