Aksident i rëndë në Greqi, makina përplaset me autobusin në autostradë, katër të vdekur

Katër persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Toxotes Xanthi, Greqi.

Një makinë dhe një autobus u përplasën me njëri-tjetrin në autostradën e vjetër Ksanthi-Kavala.

Sipas medieve greke, 6 persona kanë mbetur të lënduar. Makina është shkatërruar plotësisht nga aksidenti, ndërsa personat që ndodheshin në të gjetën vdekjen e menjëhershme.

Të Fundit