Aksident i rëndë në Gramsh, kamioni del nga rruga dhe bie në humnerë, 2 të vdekur dhe një në gjendje kritike

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në aksin Kabash-Porocan, në bashkinë Gramsh, pranë fshatit Bardhan.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Në automjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit që shërben në zonat rurale, një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit.

Si pasojë e aksidentit, infermierja dhe drejtuesi i mjetit kanë humbur jetën në vend, ndërsa mësuesja është nxjerrë e gjallë nga mjeti, por ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurës dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të Fundit