Akademia politike e PS: Lëndët që do mësojnë deputetët e rinj, leksione dhe nga Rama

Nga datat 20 qershor deri më 20 korrik në selinë e Partisë Socialiste do të mbahet akademia politike, ku veteranët e PS do të japin leksione ndaj ligjvënësve të rinj të zgjedhur nga kjo forcë politike në 11 maj.

Akademia politike do të jetë e ndarë me 5 module të ndryshme që përfaqësojnë lëndët që do të mësojnë deputetët e rinj.

Në mësimdhënie, krahas deputetëve me eksperiencë në PS, do të jetë edhe vetë kryeministri Rama.

Lënda që do të japë kryeministri ka të bëjë me rolin e deputetit dhe etikën e përfaqësimit.

Modulet që do të ndjekin depuetetët e rinj:

  1. Moduli 1 – Roli i Deputetit dhe Etika e Përfaqësimit
    Lektorë: Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe, Niko Peleshi
    • Ky modul përqendrohet në misionin themelor të përfaqësuesit të popullit dhe standardet etike të angazhimit politik.
  2. Moduli 2 – Funksionimi i Parlamentit
    Lektorë: Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka, Toni Gogu
    • Njohuri mbi procedurat parlamentare, strukturat ligjvënëse dhe funksionimin e institucioneve ligjore.
  3. Moduli 3 – Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe Ndërkombëtare
    Lektorë: Elisa Spiropali, Adea Pirdeni, Olta Xhaçka
    • Fokus mbi diplomacinë parlamentare dhe ndërveprimin me aktorë ndërkombëtarë.
  4. Moduli 4 – Komunikimi Politik
    Lektorë: Taulant Balla, Endri Fuga, Eduard Shalsi
    • Trajnim mbi komunikimin strategjik, rolin e medias dhe përballjen me opinionin publik.
  5. Moduli 5 – PS dhe Vizioni 2030
    Lektorë: Milva Ekonomi, Bledi Çuçi, Evis Kushi
    • Diskutim mbi programin politik afatgjatë të Partisë Socialiste dhe prioritetet për dekadën e ardhshme.

Sipas partisw Socialiste kjo akademi synon të përgatisë një brez të ri deputetësh që jo vetëm kuptojnë rolin e tyre institucional, por janë të aftë të kontribuojnë me përkushtim në implementimin e vizionit të PS për vitet në vijim, sidomos drejt vitit 2030.

 

Të Fundit