Një avion ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar ka fotografuar ajsbergun më të madh në botë ndërsa pluskon në Atlantikut Jugor.
Masa gjigante e akullt me sipërfaqe 4 200 km2 e quajtur A68a ndodhet në rrugën drejt ishullin South Georgia.
Për shkak të sipërfaqes së madhe ka qenë e pamundur që nga avioni A400M të fotografohej i plotë në një foto.
Por, pamjet nga afër të ajsbergut të rrethuar nga uji mund të shërbejnë për vëzhguesit dhe shkencëtarët.
A68a tërheq zakonisht vëmendjen e shumë anijeve që kalojnë në oqean gjatë vers, por për shkak të pandemisë numri i anijeve që kanë kaluar pranë ajsbergut ka qenë i papërfillshëm këtë vit.
Pamjet filmike dhe videot mund të ndihmojnë vëzhguesit për të parashikuar sjelljen e ajsbergut në të ardhmen dhe shkallën e kërcënimit për zonën lokale.