Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmë një fenomen të përhapur kohët e fundit. Në një lokal në lagjen “11 janari” në qendër të Fierit, të quajtur “Xixëllonja”, pronarja, Lushi, organizon prostitucion. Ajo mban rrotull vajza e gra, që i lidh me klientët, të cilët paguajnë nga 3-40 mijë lekë të vjetra për një raport seksual. Gjatë një takimi me një klient, njëra nga “të punësuarat” e Lushit i tregoi, sesi funksionon rrjeti i tyre. Në fund të bisedës së nxehtë me diskutime për seksin, ajo tregoi, se Lushi ka vajzën dhe dhëndrin në polici, ndaj nuk e prek njeri.Pas transmetimit në emisionin Stop, policia vendore e Fierit, ka shoqëruar në ambientet e komisaritatit të qytetit, pronaren e lokalit, Engjëllushe Laze, e njohur me emrin Lushi. Gjithashtu lidhur me këtë rast janë proceduar edhe tre persona të tjerë, vajza që prostituonte, bashkëjetuesi i saj për moskallzim të veprës penale dhe pronari i lokalit, ku konsumoheshin marrëdhëniet seksuale. Me urdhër të drejtorit të përgjithhmëm të policisë së shtetit Gledis Nano, janë pezulluar nga detyrat në polici vajza dhe dhëndri i Lushit, pronares së lokalit, që furnizonte gratë me klientët e seksit. Materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.
- +355 67 220 8888
- [email protected]