Agron Shehaj revoltohet me PS-PD: Keni vjedhur për 30 vite bashkë, bëni pazare

Kreu i Mundësia, Agron Shehaj ka shpërthyer me tona të ashpra ndaj maxhorancës dhe opozitës.

Shehaj theksoi se maxhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për reformën zgjedhore pasi sipas tij kërkojnë të shuajnë partitë e reja.

“Komisioni për reformën zgjedhore ka një qëllim të vetëm, të vrasë partitë e reja. Të vrasë alternativat në këtë vend. Të vrasë demokracinë.

Unë nuk e kuptoj se si maxhorancas dhe opozita bëhen bashkë. Dhe parpitur ngrenë një komisioni pa përfshirë partitë e reja.

Keni vetëm një qëllim që pasi keni vjedhur së bashku, do vijoni të vidhni. Dhe ky do jetë rezultati i këtij komisioni të tuprshëm. Vijoni bini dakrd për të vjedhur bashkë”, tha Shehaj.

Atij iu përgjigj Taulant Balla.

“Kemi marrë parasysh të gjithë traditë parlamentare. Është e pamundur që në një komision të posaçëm të përfshihen të gjitha partitë. Në këtë rast, për herë të parë në historinë komisioneve zgjedhore, janë përfshirë të gjitha partitë.

Kemi bërë një zgjidhje për të përfshirë dhe ty, duke futur dhe parti me 2 mandate. Ti që bën interesantin, ditën takohesh me këta për kandidatë, vjen këtu dhe i shan. Kjo është pjesë e integritetit moral të çdo njeriu (i drejtohet Shehajt)

Ne nuk bëjmë pazare, ajo që ka rëndësi për PS është që të ngihet komisionit zgjedhor dhe të hidhen hapat, dhe duke thënë sot që brenda 31 dhjetorit duhet të kemi gati draftin për ligjin për financimin e partive, duhet të ngremë një standard të ri të transparencës, për ti dhënë fund historive me miliona dollarë që paguhen për lobime.

E rëndësishme është që të shkojmë përpara me depolitizimin e komisioneve. Zgjedhjet e fundit treguan që parti politike kanë humbur besimin te numërimi i votave me përfaqësues të partive.

Është e pamundur që të bëhet një komision i posacëm me të gjitha partitë, je i mirëpritur në mbledhje dhe ke të gjitha të drejtat sipas asaj që kanë dhe deputetët e tjerë. Sot jemi përpara që kemi konsensus 99%”, tha Balla.

Të Fundit