Agron Shehaj: Debatet në Kuvend farsë, duan të zhdukin partitë e reja

Kryetari i Partisë Mundësia dhe deputeti Agron Shehaj tha në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit se PS dhe PD kanë rënë dakord që të ndryshojnë Kushtetutën në kurriz të partive të reja.

Shehaj u shpreh se dy partitë e mëdha janë bër bashkë me nje interes të vetëm, të mbajnë pushtetin që të jenë e vetmja alternativë politike.

“Bënë këtë seancë të sotme thjesht një farsë, një farsë kur të hënën bien dakord, pastaj thonë do takohemi do ndryshojmë së bashku Kushtetutën dhe sot bëjnë sikur zihen. Kjo është ajo që po ndodh sot në Shqipëri, praktikisht interesi i qytetarëve, gjithë beteja e madhe, gjithë lufta që gjoja dhe iu tha votuesve opozitarë që e keqja më e madhe është Edi Rama, gjithë kjo tani ka rënë, tani janë bërë bashkë, sepse kanë një interes të përbashkët të mbajnë pushtetin që ata të dy të jenë e vetmja alternativë. Kjo po ndodh sot”, tha Shehaj.

Të Fundit