Agron Gjekmarkaj: Berisha do ta bëjë PD-në si LSI, t’ua lërë partinë familjarëve

TIRANË

Më pak se një javë nga Kuvendi Kombëtar i PD-së që ka thirrur Sali Berisha, deputeti dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Agron Gjekmarkaj, ngre shqetësimin se sipas tij Berisha synon që ta kthejë PD-në në një parti si Lëvizja Socialiste për Integrim, parti familjare.

Sipas Gjekmarkajt, lideri historik i PD-së nuk e ka betejën për dinjitet siç ka thënë, por që e trajton partinë si pronë private. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Gjekmarkaj pranon se PD-ja ndodhet në situatën e saj më të keqe në historinë e saj. Por, ai thotë se do të shkojë në Kuvendin e thirrur nga Basha dhe kryesia e partisë për tri arsye. E para sipas tij, lidhet me vendimin e SHBA-së.

Ndonëse pranon se nuk ka prova, Gjekmarkaj shprehet se Shtetet e Bashkuara kanë ndërhyrë gjithmonë në kohën e duhur në Shqipëri. Ndaj beson se të njëjtën po bën edhe tani. Arsyeja e dytë është mosha e Berishës. Sipas Gjekmarkajt, Berisha i ka dhënë të gjithë ato që mund të jepte në PD dhe e konsideron se i ka kaluar koha në politikë. Dhe e treta është fakti se Berisha ka mbështetur dhe promovuar Bashën deri më 9 shtator pavarësish se nevoja për rithemelim kishte lindur më herët.

Në këtë koncept sipas Gjekmarkajt, beteja e Berishës nuk është parimore. Ndërkohë, ai thekson nevojën për rithemelimin e PD-së në mënyrë që të mos jetë një parti e lidershipit dhe klanit të tij të afërt, por e qytetarëve.

Z. Gjekmarkaj, pse keni zgjedhur që të merrni pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit?

Janë një sërë arsyesh se përse kam mbajtur këtë vendim. Shtysa madhore janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë shpallur “non grata” ish-liderin historik të PD-së. Një vendim që detyronte PD-në të merrej seriozisht me të. Të mos i ikte atij, sepse nuk më dukej se kishte një rrugë tjetër. Në këtë kontekst, ashtu siç kam pasur keqardhjen e madhe kur Berisha u shpallë “non grata”, dhe mu duk paradoksale dhe e padrejtë. Por gjithmonë me perceptimin që i është prekur historia. Pa pasur informacionin. Unë nuk e di se çfarë informacioni ka SHBA-ja që ka marrë atë vendim. Por, unë di që ato janë një forcë madhore e demokracisë dhe sa herë që kanë ndërhyrë në jetën politike shqiptare kanë ndërhyrë për mirë e jo për keq. Prezenca e tyre në këto 30 vite në Shqipëri i ka siguruar vendit një stabilitet sado që ne kemi luftën tonë politike. Prezenca e tyre në Shqipëri është jetike.

Unë besoj shumë se çfarë ka pasur për të dhënë në kuptimin më pozitiv të fjalës, ia ka dhënë PD-ja, duke e mbajtur 13 vite në pushtet. Herë duke qenë President e herë si Kryeministër. Ka pasur suksese të pamohueshme. Por nga ana tjetër, ka pasur edhe disfatat e veta, dështimet. Që është normale në një jetë të gjatë politike. Vjen një moment që koha politike mbaron për këdo. Edhe në kohën fizike, Berisha ka një moshë të caktuar që nuk të lë inferior në gjykimin mbi mundësitë për ta menaxhuar PD-në. Arsyeja tjetër që më ka shtyrë drejt mbështetjes së vendimit të Bashës ka qenë edhe koha kur Berisha reagoi. PD-ja ka pasur mjaft ngjarje nga 2013-a e këtej. Berisha ka qenë gjithmonë protektor i Bashës. Ka qenë njeriu që e ka promovuar dhe ka bërë avokatin e tij publik. Por edhe kur ne të tjerët në pozitat e politikanit që kemi ngritur shqetësimin për PD-në, kemi ngritur shqetësimin mbi demokracinë e brendshme të PD-së, Berisha gjithmonë ka mbajtur anën e Bashës. Gjatë kësaj vere, PD-ja pati ngjarjet e veta. Pati kongresin e korrikut që ishte një kongres fasadë. Pati vetëm një reagim nga profesor Marku dhe askush nuk reagoi. Nuk reagoi as Berisha dhe as ata që po e mbështesin Berishën?

A i kishte të drejta Mark Marku për ato që tha në Kuvendin e korrikut dhe a qëndrojnë edhe sot ato shqetësime?

Mendoj se z. Marku kishte të drejtë pikë për pikë në ato që tha. E kam konfirmuar qëndrimin tim pro tij që në atë kohë. Madje, kam bërë një shkrim për nevojën e rithemelimit të PD-së që të mos jetë një parti lidershipi dhe një klani të vogël rreth kryetarit të partisë. Por të jetë një parti ku demokratët dhe qytetarët të kenë mundësi që të kenë aksionet e veta. Të mos jetë parti e lidershipit, por e aksionarëve e votuesve. Të mos jetë një parti kapsulë.

A mund të shërbejë situata ku ndodhemi për të arritur ato që sapo thatë?

Kjo është situata më e keqe që PD-ja ka kaluar ndonjëherë. Është një dramë e madhe. Një luftë brezash kur në fakt duhet të kishte harmoni brezash. Në PD kur bëj një analizë të këtyre 30 viteve, shoh që ka njerëz me nga 4 a 6 mandate deputetësh. Janë gjithmonë të njëjtët që mbyllin ciklin për qytetarët e zakonshëm. Flitet gjithmonë për të rinjtë, por janë gjithmonë të vjetrit ata që dominojnë PDnë. Nëse nuk ka qarkullim elitash duke ruajtur kujtesën, është e pamundur që PD-ja të rigjenerojë ide dhe të bëhet tërheqëse për publikun. Sigurisht që kjo krizë duhet të shërbejë për një ringritje të PD-së, për një hapje mendore të saj dhe duhet të shërbejë për një vetëkufizim qoftë edhe të lidershipit. Eksperienca ime në këto muaj në politikë, është pak zhgënjyese në perceptimin që po përfitoj. Shoh që çdo politikan ka një dëlir të madh madhështie. Mendon se është i denjë për libra, për këngë dhe mendon se ka gjithmonë për të dhënë. Duhet të dimë ta lexojmë realitetin ndryshe jemi të dështuar si klasë politike.

Si mund të kthehet kjo situatë në favorin e PD-së. Si mund të kthehet kjo në favorin e PD-së, për të rithememund të kthehet kjo në favorin e PD-së, për të rithemeluar PD-në. Kemi dy kuvende brenda një jave?

Një parti e mbajnë procedurat dhe rregullat, siç mbajnë shtet demokratik një shoqëri. Është…

Në një shtet demokratik në fakt vendos shumica. Kemi parë që së fundmi po publikohen emrat e delegatëve që thonë se kanë firmosur për kuvendin e 11 dhjetorit. Nëse vërtet janë 4200 firma, atëherë shumica kërkon 11 dhjetorin.

Këtu është një kakofoni e madhe, sepse në të njëjtën kohë PD-ja me vendim kryesie ka legalizuar krizën që “Foltorja” ka sjellë më 18 dhjetor. Nëse do kishte vërtet një vullnet për bashkim, data 18 do ishte një datë shumë e mirë. Të vinin të gjithë e të diskutonim pas debateve të ashpra, të dilnim më të bashkuar. Berisha po zgjedh strategjinë e imponimit. I ka marrë vetë vendimet nga jashtë për PDnë, ka marrë vetë vendimet për kongresin. Me çfarë rezultatesh do të dalë ai, është sikur disa veta të ngrihen dhe të bëjnë një mocion për t’ju shkarkuar ju nga “Panorama”: kur ju nga pikëpamja legale vareni nga kryeredaktori, drejtori dhe pronari.

Më duket pa sens nga pikëpamja e procedurës. Ajo që më shqetëson është se nuk është thjesht beteja për dinjitetin siç thotë Berisha. Nuk është sfida për ta sjellë PD-në në pushtet. Lulzim Basha ka qenë nën hijen e Berishës në 8 vite opozitë. Ka dy muaj që ai mund të konsiderohet kryetari i vërtet i PD-së. Por, unë besoj se Berisha po e bënë këtë duke e konsideruar PD-në pronë. Një pronë që do ia lejë familjes Berisha. Një pronë ku ai të përcaktoi nesër kryetarin tjetër. Kryetar që të ketë lidhje nostalgjie ose lidhje direkte me mbiemrin Berisha.

Kjo po i shndërron partitë në Shqipëri në monarkike. Kemi LSI-në një parti familjare ku Presidenti Meta ia la së shoqes Monika Kryemadhit. Tani Berisha rikthehet sërish për ta rimarrë PD-ja dhe t’ia lë kujt të dojë vetë. Kështu që lind e drejta që edhe Rama t’ia lë një prej djemve të tij apo kujt të dojë vetë. Jemi edhe në nivelin e Enver Hoxhës në një pikëpamje. Në politikë ka gjithmonë kohë për të reflektuar. Është arti i të mundurës dhe jo së pamundurës. Koha për t’i thirrur arsyes, pa mohuar kontributet e Berishës, pa i fyer mbështetësit e Berishës që nuk janë të paktë që të vinin të gjithë te kongresi i datës 18 dhe të fillonim të gjithë diskutimet dhe jo me fyerje e me linçime.

Mirëpo deri tani nuk e shoh këtë dhe shoh që do realizohet tubimi i datës 11 që më shqetëson si ngjarje, por nuk më shqetëson si do realizohet, sepse e shoh pa legalitet. Çështja është se dashamirësit e Berishës në datën 12 nuk e dinë se çfarë Berisha do i ofrojë. Berisha s’mund ta marrë me forcë nga jashtë. Nuk mund ta grabisësh në një kohë që deri më 9 shtator e ke njohur.

Ka një krizë në PD siç e thatë, ky është ndryshimi

Sali Berisha është politikan i kalibrit të lartë. Ai e di se si mund të jetë raporti i PD-së nëse ke kundër SHBA-në.

Të Fundit