Një plagosje me thikë është regjistruar në Patos. Policia bën me dije se lidhur me ngjarjen është vënë në pranga një 36-vjeçar. I arrestuari akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.
Sipas policisë 36-vjeçari ka plagosur me thikë fqinjin e tij 41-vjeçar pas një sherri për motive të dobëta. 41-vjeçari mësohet se ka goditur me sende të forta dhe grusht babanë e 36-vjeçarit. I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është proceduar penalisht.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 36 vjeç, banues në Verbas, Patos, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për fqinjin e tij, shtetasin Sh. Q., 41 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, 36-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin Sh. Q., ndërsa ky i fundit ka goditur me grushte dhe me sende të forta, babanë e 36-vjeçarit, shtetasin A. G.. 41-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.



