Shërbimi Sekret i SHBA-së ka konfirmuar se po heton akuzat për sulm seksual kundër një prej agjentëve të saj, ku thuhet se viktima e supozuar është një anëtare femër e stafit të ekipit të fushatës zgjedhore të Kamala Harris.
Agjencia federale, tashmë nën kritika për gabimet operacionale që i paraprinë tentativës për vrasjen e Donald Trump në korrik, konfirmoi për NBC të mërkurën: “Punonjësi është vendosur në leje administrative në pritje të rezultatit të hetimit”.
Sipas RealClearPolitics, agjenti dyshohet përqafoi gruan ma dëshirë në dhomën e saj të hotelit pasi kishte ngrënë një vakt dhe kishte pirë alkool me të dhe disa punonjës të tjerë të fushatës Harris në një restorant në Green Bay, Uisconsin.
Grupi u raportua se po vizitonte shtetin për të zbuluar ndalesat e fushatës për nënpresidenten. Media raportoi se veprimet e agjentit ndaj punonjësit të fushatës Harris “me sa duket u dëshmuan nga njerëz të tjerë të pranishëm”.
Zyra e fushatës së Harris në një deklaratë tha: “Ne kemi zero tolerancë për sjelljen e keqe seksuale. Zyrtarët e lartë të OVP [Zyrës së Zëvendës Presidentit] u njoftuan nga USSS për një incident që përfshinte një agjent dhe u informuan se USSS filloi një hetim.”
Shërbimi Sekret ka qenë i përfshirë më parë në çështje që lidhen me sjelljen e pahijshme, duke përfshirë vitin 2012, kur 11 agjentë dhe oficerë u pezulluan pas zbulimeve se ata sollën disa prostituta në Hotel Caribe në Cartagena, Kolumbi, ndërsa ruanin Barack Obamën kur ai ishte presidenti i SHBA.
Në deklaratën e saj për NBC pas raportit për ndihmësin e fushatës Harris, agjencia tha se “e mban personelin e saj me standardet më të larta”./The Guardian/