Në Shqipëri janë të shumta agjensitë e punësimit që pretendojë, se punësojnë qytetarë jashtë Shqipërisë me kontrata të rregullta pune. Dy qytetarë ankohen në “Stop” për kompaninë “Vela constraction”. I pari tregon, se pagoi 500 euro për një punë në Danimarkë. Por si garanci mori vetëm një copë letër, me të cilën e kthyen mbrapsht në kufirin slloven.Pasi u kthye, i kërkoi kompanisë “Vela” t’i kthente paratë, por si përgjigje e nxorrën jashtë.Të njejtin fat pësoi edhe qytetari tjetër, që pagoi 700 euro për t’u punësuar në Kroaci.Atje e cuan të flinte në një kishë të braktisur, ndryshe nga sa ishte premtuar më parë. Kur kërkoi të rimbursohej, i treguan edhe atij derën.Një tjetër kompani e ngjashme është edhe “Akademia europiane shpk” me administrator shtetasin italian Xhuzepe Xito.Qytetari paguan 140 euro per formularin e aplikimit dhe palët bien dakord, që ai të niset për punë në Itali brenda 16 tetorit.
- +355 67 220 8888
- [email protected]