Administrator për të gjitha pallatet, miratohet ligji që rregullon bashkëpronësinë

Pallatet dhe komplekset në të gjitha bashkitë e vendit do të kenë administrator. Një ligj i ri do të synojë të zgjidhe problemet mes fqinjëve dhe mirëmbajtjen, ndërsa tarifa do të paguhet për çdo apartament, të banuar ose jo.

Të gjithë pallatet do të kenë administrator, i cili do të zgjidhet nga pronarët e apartamenteve. Ai do të jetë ndërmjetësi për zgjidhjen e problemeve në bashkëpronësi, sigurinë e ndërtesave, ruajtjen e higjienës, mbrojtjen kundër zjarrit, vendosjen dhe mirëmbajtjen e ashensorëve.

Ministri i pushtetit vendor ka folur me hollësi për ligjin për mënyrën se si do të funksionojë administrimi, dhe në thelb të rregullores përparësi u jepet banorëve të vendosin për tarifën dhe emrin e administratorit, ndërsa tarifa do të jetë e detyrueshme për të çdo hyrje.

Administrimi me ligjin e ri, nis brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e miratimit të tij për ndërtesat e ndodhura në qytetet me mbi 10.000 banorë; brenda 16 muajve nga hyrja në fuqi për ndërtesat e ndodhura në komplekse; brenda 24 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji për të gjithë ndërtesat e tjera.

Të Fundit