Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se abuzonte seksualisht me vajzën e tij.
Shtetasi me inicialet, R.Rr. me origjinë nga Lushnja, banonte së bashku me vajzën e tij 25-vjeçare prej 1 muaji në një shtëpi me qira në fshatin Dërmish, Bashkia Finiq.
Banorët e fshatit kishin konstatuar paraprakisht veprime të dyshimta dhe pas denoncimit në polici nga ana e tyre, 25-vjeçarja ka deklaruar se babai i saj abuzonte vazhdimisht seksualisht ndaj saj.