Abuzimet seksuale/ Habit avokatja: Meshkujt meshkuj janë, vajzat të kontrollojnë veten

Avokatja Vjollca Pustina ka habitur me një deklaratë të bërë ditën e djeshme, teksa ka folur për abuzimet seksuale ndaj vajzave.

Pustina tha në një intervistë televizive se vajzat duhet të jenë më të kontrolluara kur dalin në lokale apo edhe në “club”-e.

Ajo theksoi se meshkujt janë meshkuj dhe vajzat duhet të kenë kujdes vetë.

“Përdhunimet mund të ndodhin rëndom ditë të premte, ditë të shtune, ndoshta edhe vajzat e tejkalojnë një çikë me pijen… Kam rastisur katër herë ditëve të shtuna në urgjencën e spitalit, dhe vinin vajza të reja të shpërfytyruara.

Të shoqëruara, që i binin faktikisht 3-4 djem. Po edhe vajzat duhet të jenë një çikë më të kontrolluara kur futen nëpër lokale, nëpër disko nate. Se edhe meshkujt meshkuj janë…”, nënvizoi avokatja.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur në Vlorë është abuzuar sekusalisht një 26-vjeçare. E reja fillimisht dyshohet se u drogua nga disa të rinj dhe më pas u abuzua seksualisht nga 3 prej tyre.

Deri më tani janë vënë në pranga dy persona, për të cilët gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” dhe dy të tjerë janë në kërkim.

Të Fundit