Abuzime 900 mijë euro me tendera/ Sa vite burg kërkoi SPAK për zyrtarët e UBT-së

SPAK ka lexuar sot në 27 shkurt pretencën për të pandehurit e Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilt janë gjykuar me procedurë të shkurtuar.

Ata akuzohen për nëntë procedura tenderimi, të bëra fiktive gjatë vitit 2022, me vlerën e 90 milionë lekëve të rinj. Të përfshirët në këtë dosje janë zyrtarë të UBT-së, por edhe biznesmenë.

Prokuroria kërkoi 34 vite e 6 muaj burg për 23 të pandehurit. Për 19 prej të pandehurve u kërkua që dënimi me burg të kthehej në sherbim prove.

Prokurori Dritan Prençi kërkoi:

E.T.- 3 vjet burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

A.Ll.- 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

S.S.- 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

A.M.- 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

K.J.-1 vit burg, t’i pezullohet masa e dënimit. Konvertim në shërbim prove 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

A. S.-1.6 vite burg, ti pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhe 2 vjeçare.

M.Q.- 1.6 vite burg, t’i pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhe 2 vjeçare.

E.S.- 1 vit burg, t’i zbritet 1/3 e masës së dënimit dhe të pezullohet, të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

R.K.- 1 vit burg, t’i zbritet 1/3 e masës së dënimit dhe të pezullohet ekzekutimi i vendimit, të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

A.K.-1.6 vite burg, t’i zbresë 1/3 e masës së dënimit dhe të konvertohet në 2 vite shërbim prove.

B.S.- 1.6 vite burg, t’i zbresë dënimin në 1/3 dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 2 vite.

T.P.- 1.6 vite burg, t’i zbresë 1/3 e masës së dënimit dhe të konvertohet në 2 vite shërbim prove.

E.Sh-1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3 dhe të konvertohet në shërbim prove 150 orë.

T.V.- 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3 , të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove 150 orë.

E.C.- 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

E.K.-1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

E.Sh.- 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3 dhe të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

I.K.-1.6 vite burg, zbret 1/3 e masës së dhe vendoset në shërbim prove për 24 muaj.

R.Dh.-1.6 vite burg, zbret 1/3 e masës së dënimit dhe vendoset në shërbim prove për 24 muaj.

K.L-1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

M.S-1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

M.Sh.-1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

R.D.- 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

P.Z, I.K, B.B., D.L. dhe A.B. po gjykohen me procedurë të zakonshme të ndarë nga pjesa tjetër.

Gjykata e Posaçme caktoi seancën e radhës në datë 18 mars, ku do të bëhet mbrojtja dhe më pas do shpallet vendimi.

Nëntë procedura tenderimi të bëra fiktive gjatë vitit 2022 në vlerën 90 milion lekëve të reja, është akuza që rëndon mbi grupin e personave, zyrtarë të lartë të Universitetit Bujqësor të Kamzës, por edhe biznesmenë dhe të tjerë të përfshirë, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat korrupsionit, pabarazisë në tendera dhe shpërdorimit të detyrës.

Të Fundit