Absurdi/Gjykata jep vendim për zhbllokimin e makinës, policia e mban në komisariat – Stop
KLIPET

Absurdi/Gjykata jep vendim për zhbllokimin e makinës, policia e mban në komisariat

Një vit më parë kemi transmetuar denoncimin e zotit Taulant Cela, administrator i një biznesi privat, që jep makina me qira në afërsi të Rinasit,Tiranë, Ai tregoi për mbajtjen të bllokuara të dy automjeteve, një golf 4 dhe një Mercedes ML nga dy prokuroritë, ajo e Peshkopisë dhe Pogradecit. Në rastin e Pogradecit, një qytetar u kap me makinën e dhënë me qira, duke transportuar shtetas sirianë. Autori u arrestua dhe makina e Taulantit nuk u kthye. Prokurori Gjergji Ceka u shpreh, se me mjetin është bërë krim, edhe pse autori i krimit u zbulua dhe u vu në pranga.Por pasi u mësua, se “Stop” po ndiqte këtë cështje,prokurori ndryshoi version, duke vendosur kthimin e mjetit Taulant Celës.Ai ka shkuar në policinë e Korcës, e në fillim i kanë thënë, se duhen dokumentat zyrtare dhe më pas, se nuk janë dokumentat e makinës. Pas shumë peripecish Taulnat Cela mori makinën, me të cilën zhvillon biznesin e makinave me qira. Marios, 23 vjeç prej dhjetorit, kur kaloi 12 ditë në koma, nuk i funksionojnë të dyja veshkat. Ai trajtohet me dializë, por duhet urgjentisht transplanti i veshkave, që të mund të jetojë.Operacioni kushton 20.000 € dhe duhet të kryhet menjëherë, pasi rrezikohet jeta e tij! Ky është apeli i fundit nga familja e Marios, i cili vjen përmes emisionit “Stop” dhe fondacionit “Fundjavë ndryshe”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *