Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë të ditur se për të gjithë studentet abonoja do të jetë falas.
Veliaj tha dje në Euroneës se Këshilli Bashkiak do të marrë një vendim që do të jetë Bashkia ajo që do të menaxhojë shpërndarjen e aboneve të studentëve duke shmangur në këtë mënyrë çdo fluks që mund të krijohet.
“Duke filluar nga muaji tjetër ne do e marrim në autorizim vetë të bashkisë shpërndarjen e abonesë. Falas bashkia tashmë e ka bërë për studentët. Pse? Sepse janë pjesa vulnerabël. Për studentët nuk kemi vetëm subvencionim nafte, ne paguajmë abonenë e studentit. Kush është student në territorin e Tiranës, e ka abonenë falas. Një nga arsyet pse ka pasur fluks te aboneja është se për studentët është falas. Ajo që ke parë janë kryesisht studentët sepse e dinë që është falas. Dhe thonë kjo është një gjë që është bonus për mua dhe ka hall mos mbarojë. Ndërkohë ne na ngelën mijëra. Në datën 1,2,3,4,5 vazhdojnë, abonetë janë stok. Kështu që një pjesë është kulturore, një pjesë është e menaxhimit tonë. Vendimi që kemi marrë dhe kalon në këshill bashkiak tani është ta marrim ne në menaxhim dhe ta shesim në të gjithë stacionet se qartazi do dojë kohë që edhe publiku të bindet që edhe në datë 1 dhe datë 2, siç janë fruta perimet, do hapen edhe këto”, theksoi Veliaj.
Veliaj komentoi dhe premtimin e kandidatit të Berishës për transport falas.
“Të gjithë janë njerëz normal kur janë jashtë kamerave. Problemi këtu është pranon të jesh vetvetja apo do të bëhesh gazi i botës me premtime që nuk i bëri as Enver Hoxha, se dhe në kohën e Enver Hoxhës paguhej biletë autobusi se ishte e parealizueshme. Edhe atëherë kur çdo gjë ishte falas në sistemin komunist”, – deklaroi ai.