A ka vend më për Bashën në PD? Noka: Nuk do të jetë më parti e bravave

Një ditë pasi gjykata Civile e Tiranës njohu zyrtarisht statutin e kuvendit të 11 dhjetorit , disa anëtarë të Komisionit të Rithemelimit kanë shkuar përsëri në selinë e PD.

Deputeti Flamur Noka u pyet nëse në PD do të kishte vend për Lulzim Bashën. Ai theksoi se partia është e hapur dhe se mund të bëhet pjesë cilido që ka kontribuar për PD.

A ka më vend për Bashën në PD?

“Në PD ka vend për çdo qytetar të lirë të këtij vendi që nuk pajtohet me regjimin dhe është kundër këtij regjimi. Nuk do jetë më as parti e bravave dhe as e blindave, por e dyerve të hapura. Kjo force politike është e hapur për të gjithë, për Lulzim Bashën që do të jetë një nga kolegët tanë.”, tha Noka.

Të Fundit