Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se mund të jetë mik edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, edhe me shqiptarët në RMV.
Një gazetar i tha se ai më shumë lidhë miqësi me kryeministrat sesa me shqiptarët.
Rama tha se Maqedonia e Veriut është “shtet sovran ku shqiptarët janë popullsi shtetformuese dhe kanë të gjitha rrugët dhe mundësitë që të përfaqësohen”.
“Unë nuk mendoj që i ndihmon marrëdhënies vëllazërore mes dy shteteve asnjë ndërhyrje e kryeministrave përkatës në punët e brendshme të shtetit tjetër”, tha ai.
Rama tha se “shqiptarët kanë mjaftueshëm parti politike”.
“Bile kanë edhe më shumë se ç’duhet për t’i përfaqësuar dhe për t’i shpalosur të gjitha ngjyrat dhe të gjitha opinionet”, tha ai.
“Unë nuk besoj që është ndonjë çudi që të kesh mik edhe Hristjan Mickoskin dhe Ali Ahmetin. Përkundrazi, është diçka pozitive”, tha Rama.
Kryeministri shqiptar tha se “miqësitë në këto marrëdhënie janë vetëm vlerë e shtuar dhe nuk duhet të jenë problem për asnjëri”.
“Nuk mendoj që kam një zgjedhje për të bërë, ose mik me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, ose mik me shqiptarët. Kjo më duket skandaloze si ide, jo më pastaj që të kthehet edhe në pyetje”, tha ai.



