Vëllezërit në luftë për një copë rrugë! I vë hekurat te hyrja dhe s’e lë të futet në shtëpi!

Shefki Qosja nga Librazhdi i drejtohet emisionit “Stop”, për një konflikt pronësie me vëllanë e tij, Besnikun. Katër vëllezërit kishin bërë një ndarje me mirëkuptim të pronës për ndërtimin e banesave, por mosmarrëveshjet për një pjesë të rrugës, kanë sjellë konflikt mes dy vëllezërve. Shefkiu pretendon, se Besniku ka vendosur hekura dhe i ka bllokuar hyrjen në banesë, ndërsa ky i fundit këmbëngul, se dokumentet e pronësisë janë të rregullta dhe se ajo pjesë i shërben hyrje-daljes së shtëpisë së tij.Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, Bashkia Librazhd premtoi verifikimin e rastit. Në vijim, pengesa me hekura u hoq, ndërsa institucionet përkatëse po shqyrtojnë zgjidhjen përfundimtare të aksesit në banesë, në përputhje me kuadrin ligjor.

Të Fundit