Kurti ndalon tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe: Masë e parë ndaj tyre, mund të përshkallëzohet nëse nuk ka reflektim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur mbledhjen e Qeverisë duke prezantuar pikat e rendit të ditës.

Ai ka thënë se tri vendime lidhen me sektorin e energjisë, e një ndër to ka thënë se është ndalimi i tregtisë së energjisë elektrike me kompani serbe.

“Së pari do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe si masë e parë ndaj Serbisë për ndalimin e linjave ndërkufitare për tregim, që mund të përshkallëzohet nëse s’ka reflektim”, ka thënë Kurti

Të Fundit