Porositi ilaç për stomakun nga interneti, i vjen një shishe me ujë të ngjyrosur! Mashtrimi

Një qytetar nga Kuçova i është drejtuar emisionit “Stop”, për të denoncuar një mashtrim me produktet, që reklamohen dhe shiten në internet. Ai ka porositur online një produkt, që reklamohej si ilaç për stomakun, por ajo që i ka mbërritur në shtëpi ka rezultuar një lëng me ngjyrë, pa etiketim dhe pa asnjë informacion mbi përbërjen. Edhe paketimi ndryshon nga ai i paraqitur në reklamë. Nga pamjet filmike, produkti ngjan me ujë të përzier me ngjyrues dhe jo me ilaçin e premtuar.

Të Fundit