Përdorte ujë pusi, por UKT i kishte faturuar 5 milionë lekë! Këngëtari i famshem denoncon në “Stop”!

Këngëtari i muzikës popullore, Gëzim Hoxha, iu drejtua emisionit Stop për të denoncuar një problem, Ujësjellës-Kanalizimet Tiranë. Ai tregon, se banesa e tij, nuk është furnizuar asnjëherë me ujë nga ujësjellësi, pasi ka përdorur vazhdimisht ujë pusi. Megjithatë, shumë vite më parë, në derën e banesës i ishte vendosur një numër kontrate. Disa vite më parë, Gëzim Hoxha mësoi, se figuronin në emrin e tij detyrime të papaguara ndaj UKT-së, në vlerën e 5 milionë lekëve të vjetra. Gjatë kësaj kohe disa grupe verifikimi kanë konstatuar, se banesa furnizohej me ujë pusi dhe jo nga rrjeti publik. Por pavarësisht kësaj, debia vazhdonte të qëndronte në sistem dhe qytetarit i kërkohej të paguante për një konsum, që nuk e kishte kryer kurrë.Gëzim Hoxha shprehet, se nuk ka kundërshtuar asnjëherë detyrimet e ligjshme, duke qenë i gatshëm të paguajë taksat që i takojnë banesës, por nuk pranon të faturohet për ujë që nuk e ka konsumuar. Ai tregon, se ky shqetësim i vazhdueshëm i ka shkaktuar stres dhe ëahtë diagnostikuar me tumor në stomak.Pas interesimit tonë, drejtori i UKT-së, Flauers Shoshi, bëri me dije, se institucioni kishte kryer verifikimet përkatëse. Nga kontrolli rezultoi, se nuk kishte një kontratë të nënshkruar mes Gëzim Hoxhës dhe UKT-së. Drejtori garantoi, se Gëzim Hoxha do të lirohej nga debia e krijuar ndaj UKT-së dhe do të paguante vetëm taksën e banesës.

Të Fundit