Protesta e së hënës, policia gjobit 11 protestues për pengim të qarkullimit

Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë se do të gjobiten ata persona që marrin pjesë në protestë, duket se po shoqërohet me masa konkrete.

Disa aktivistë dhe qytetarë kanë raportuar se janë gjobitur me 5 mijë lekë, pasi kanë marrë pjesë në tubime dhe se kanë  bllokuar qarkullimin.

Sa i përket tubimit të djeshëm, policia ka gjobitur 11 protestues për pengim të qarkullimit me vlerën 50 mijë lekë të vjetra.

Një kopje i jepet shkelësit, një e mban policia dhe e çon në financë.

Gjobat janë vendosur në bazë të aktit të ri normativ për tubimet.

Sipas Aktit Normativ, protestuesit kanë shkelur pikën 2 të nenit 24/1.

I gjobituri ka të drejtë të bëjë ankimim në Gjykatën Administrative.

Të Fundit