Behgjet Pacolli lë ambientet e SPAK-ut pas 7 orësh: U pyeta për Aeroportin e Vlorës

26 shtator 2026- Pas shtatë orësh, biznesmeni Behgjet Pacolli ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ai foli shkurt për mediat, ndërsa tha se është pyetur në lidhje me një denoncim penal që ai ka bërë për Aeroportin e Vlorës.

Biznesmeni nuk dha detaje të tjera mbi përmbajtjen e asaj, që ka deklaruar para hetuesve dhe prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

“Unë vetëm kam bërë një denoncim penal për padrejtësi që janë bërë deri tani, lidhur me Aeroportin e Vlorës. Asgjë tjetër. Ja ku është avokati”, tha ai.

Të Fundit