Revolta studentore/ Rama urdhëron shkarkimin e drejtorëve

Kryeministri Edi Rama raportohet se u ka kërkuar ministrave të nisin procesin e shkarkimit të drejtuesve të institucioneve dhe agjencive në varësi të tyre.

Burime bëjnë me dije se vendimi u është komunikuar ministrave gjatë ditës së sotme, në një kohë kur Rama ndodhej në Budva, në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që zhvillohet më 21–22 tetor 2026.

Lëvizja vjen në një moment kur qeveria po përballet me protestat studentore në Tiranë prej 10 ditësh.

Të rinjtë, të cilët janë përballur këto ditë me dhunë nga ana e policisë, janë shprehur se do të vijojnë rezistencën e tyre deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Të Fundit