Rama ndan videon nga mbërritja në Samitin e Procesit të Berlinit në Mal të Zi: I lumtur që jam këtu për këtë ritual të përvitshëm

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook këtë të enjte mbërritjen e tij në Budva të Malit të Zi, ku po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit.

Përkrah shkrimit, Rama ka ndarë edhe fjalimin e shkurtër që ka mbajtur para gazetarëve, ku është shprehur se është i lumtur që merr sërish pjesë në këtë ritual të përvitshëm.

“Në fakt, i vetmi vend ku mund të kesh gjithmonë një helikopter mbi kokë sa herë që vjen. Ndërkohë, ndihem mirë që jemi këtu sërish për Procesin e Berlinit, një ritual i përvitshëm që këtë herë po zhvillohet në këtë vend të jashtëzakonshëm. Çfarë të them më shumë? Jam këtu dhe jam i lumtur të vazhdoj me miqtë që po më presin”, tha Rama.

Riproduci
–

Të Fundit