Pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit u larguan përmes një marshimi drejt sheshit “Skënderbej”, ku vijuan me thirrjet kundër qeverisë.
Me mbërritjen në shesh, të rinjtë protestues njoftuan se do të mblidhen dhe nesër, në orën 09:00, para Parlamentit, në kohën kur do të mbahet seanca plenare ndërsa u bënë thirrje qytetarëve t’u bashkohen në tubimin e radhës.
Kujtojmë se protesta studentore, e cila këtë të mërkurë shënoi ditën e nëntë, bëri që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, të anulonte seancën plenare të javës së kaluar për shkak të trazirave.



