U emërua drejtor i ASHK-së në Elbasan, Everest Kazheli jep dorëheqjen pas 3 orësh

Everest Kazheli ka dhënë dorëheqjen këtë të premte vetëm 3 orë pas emërimit të tij si drejtor i ASHK-së në Elbasan.

Në vend të tij, Gentian Mahmutaj emërohet përgjegjës i Sektorit Teknico-Ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të ASHK-së.

Këtë post më parë e mbante Ester Isain. Ajo e mbante këtë detyrë të komanduar që prej fillimit të vitit 2026.

Kazheli mësohet se deri pak ditë më parë drejtont Drejtorinë Vendore të Kadastrës në Fier. Më herët, ai ka qenë në krye edhe të strukturës së ASHK-së në Lushnjë, duke fituar përvojë në administrimin e shërbimeve dhe procedurave kadastrale.

Të Fundit