Protestë te Zogu i Zi, tentohet të bllokohet qarkullimi! Policia nis shoqërimet

Protestë te nyja e qarkullimit te Zogu i Zi në Tiranë, në ditën e parë të vitit të ri shkollor. Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë qarkullimin, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve.

Policia ka ndërhyrë menjëherë për të liruar aksin, ndërsa disa prej protestuesve janë shoqëruar nga efektivët.

Ngjarja ka ndodhur në një moment kur trafiku në kryeqytet ka qenë i rënduar për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor dhe rritjes së fluksit të automjeteve në akset kryesore.

Forcat e policisë kanë vijuar ndërhyrjen për rikthimin e qarkullimit normal në zonë.

Të Fundit