Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro këtë të hënë përmes një postimi në “Facebook” ka uruar të gjithë nxënësit për vitin e ri shkollor. Ajo gjithashtu ka shpërndarë edhe një video teksa shprehet se do të punojnë çdo ditë që të mundësojnë shkolla të reja me kushte dhe standarde të reja.
“Mirëmëngjes dhe suksese të dashur nxënës të gjithë Shqipërisë. Si në këtë ditë të parë të vitit shkollor, do të jemi bashkë me skuadrën e madhe të arsimit pranë jush, që çdo ditë të keni të keni të njëjtat mundësi për të mësuar, krijuar e shkëlqyer. Paçim një vit të mbarë në rezultate, të suksesshëm në arritje dhe të bukur në krijimtari”, shkruan ajo.




